Gjykata Supreme thotë që Teksasi mund t’i arrestojë dhe burgosë migrantët

19 Mars 2024 | 20:23

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara e kanë lënë në fuqi një ligj në Teksas, të mbështetur prej republikanëve, që u mundëson autoriteteve t’i arrestojnë dhe burgosin personat që dyshohet se e kanë kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë.

Kështu, Gjykata Supreme – e përbërë prej gjashtë konservatorëve dhe tre liberalëve – e ka refuzuar kërkesën e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, derisa çështjet që lidhen me statutin e ligjit të procedohen në gjykatat tjera.

Sipas administratës së Bidenit, ligj shkel Kushtetutën amerikane dhe ligjin federal, duke u përzier në detyrat qeveritare për të rregulluar çështjet e imigrimit.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott e ka nënshkruar ligjin, të njohur si SB4, në dhjetor të vitit të kaluar, duke i autorizuar autoritetet për zbatim të ligjit që t’i arrestojnë personat e dyshuar për hyrje në SHBA në mënyrë të paligjshme dhe u jep zyrtarëve lokalë kompetencat që deri më tani i ka pasur Qeveria amerikane.

Abbott pati thënë se ligji është i domosdoshëm për shkak të dështimit të Bidenit për t’i zbatuar ligjet federale që e bëjnë vepër penale hyrjen ose rihyrjen ilegale brenda shtetit.

Sipas tij, mosveprimet e Bidenit e kanë detyruar Teksasin që ta mbrojë veten.

Ndëshkimet për të arrestuarit dallojnë prej gjobave në deri 2.000 dollarë e deri te burgimi.

Për ata që kanë rihyrë në Teksas, pasi fillimisht janë dëbuar, ndëshkimi mund të shkojë në 20 vjet burgim, varësisht prej historikut.

Mënyra se si e ka menaxhuar Bideni numrin rekord të migrantëve që kanë hyrë prej kufirit meksikan në SHBA, është kritikuar ashpër prej republikanëve.

Abbott dhe disa republikanë tjerë kanë thënë se Biden është dashur të zbatojë politikat e ashpra të ish-presidentit amerikan, Donld Trump, kandidatit të partisë për t’i fituar zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026