Atletët rusë e bjellorusë nuk do të marrin pjesë në paradën hapëse të Olimpiadës
Rusët dhe bjellorusët nuk do të marrin pjesë në paradën e atletëve në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Verore që në këtë korrik mbahen në Paris, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të martën.
Atletët prej këtyre vendeve, që janë kualifikuar për pjesëmarrje në Lojëra, do të garojnë si atletë të pavarur, pa flamuj dhe himne të vendeve të tyre, për shkak të nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 2022.
Ata do të garojnë si atletë neutralë individualë me një flamur special dhe një himn pa tekst, ka thënë Komiteti.
“Ata nuk do të marrin pjesë në paradën e delegacioneve gjatë ceremonisë hapëse meqë janë atletë individualë”, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pas një takimi të bordit ekzekutiv.
“Megjithatë, atyre do t’iu ofrohet mundësia për ta përjetuar ngjarjen”.
Drejtori i IOC-it, James McLeod, ka thënë se ata do të përjetojnë ceremoninë hapëse, por nuk do të marrin pjesë në paradën e ekipeve me anije nëpër Lumin Sena.
Atletët që mbështesin luftën, të cilën Moska e konsideron “operacion special ushtarak”, apo kontaktohen prej ushtrisë dhe agjencive të sigurisë, nuk do të lejohen të marrin pjesë në gara.
IOC ka thënë se pret që 36 rusë dhe 22 atletë bjellorusë do të marrin pjesë në gara, në krahasim me ekipin rus prej 330 atletësh në Olimpidën e mbajtur në Tokio, më 2021.
Bjellorusia e pasur një ekip prej 104 atletësh në ato gara.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit