“Shqipja, e dyta më e folur në Zvicër”-gazetari: Flitet nga rreth 300 mijë persona
Një hulumtim i kryer nga Zyra Federale e Statistikave e Zvicrës, i kryer për herë të parë pas 10 vitesh, tregon se gjuha shqipe është gjuha e dytë e huaj që flitet në Zvicër, pas gjuhës angleze.
Sipas të dhënave të hulumtimit, 292, 717 njerëz e kanë folur shqipen në Zvicër në vitin 2022. Kjo do të thotë se 3.4 për qind e qytetarëve të Zvicrës flasin shqip. Zuerichu, Ëinterthuri, Baseli e St.Galleni janë qytetet ku shqipja flitet më së shumti.
Për të folur për këtë temë ishte i ftuar në “Good Morning Albanians”gazetari Dashnim Hebibi. Ai ka treguar se çfarë shkruhet në mediat në Zvicër për këtë çështje.
“Nëpër disa media më të njohura zviceriane, bëri bujë lajmi se sipas statistikave , për herë të parë në më shumë se 10 vite fitoi gjuha shqipe si gjuhë e dytë. Kjo është pritur pasi edhe më herët shqiptarët kanë qenë këtu në Zvicër.
Në Zvicër thuajse në çdo qytet ka një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Këtu kanë dhënë kontribut gjeneratat e para të viteve 60-70, ndërsa prej viteve 90 e pas ka dhënë kontribut edhe lidhja e shkrimtarëve dhe prindërve shqiptarë. Ky lajm nuk duhet të na gëzojë, por duhet të na obligojë më shumë që të punojmë sa të mundemi që gjuhën shqipe ta ruajmë”,-tha gazetari.
Pas anglishtes dhe shqipes, si gjuhë e huaj më e folur në Zvicër është gjuha portugeze, në vend të katërt renditet spanjishtja dhe në vend të pestë serbishtja-kroatishtja-boshnjakishtja.
Por, kur bëhet fjalë për gjuhën e huaj që flitet në shtëpi, pas anglishtes renditet portugalishtja, me 3.6 për qind, ndërsa pas saj renditet shqipja me 3.3 për qind.
Gjuhët më të folura në Zvicër janë tri gjuhët zyrtare: gjuha gjermane, gjuha franceze dhe gjuha italiane.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset