Bletërritësi fierak me 500 koshere: 20 mijë lekë shitet 1 kg mjaltë i mirë

20 Mars 2024 | 09:46

Ferdinand Muskaj, bletërritës tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se një kilogramë mjaltë i mirë shitet me një çmim prej 20 mijë lekësh të vjetra.

Bletërritësi nga Fieri që ka 500 koshere blerte rekomandoi përdorimin e qumështit të bletës i quajtur ndryshe qumështi mbretëror, i cili për shkak të enzimave të fuqishme ka veti shëruese për një sërë sëmundjesh.

“1 kg mjaltë sot tregtohet 2 mijë lekë të reja, ka të tjerë që tregtojnë mjaltë të falsifikuar me çmime qesharake, që nuk ja vlen. Unë do t’u thosha të gjithëve atyre që na shikojnë të përdorin qumështin e bletës. Qumështi i bletës ka vlera shumë të mëdha te njerëzit që kanë probleme të ndryshme, ka një fuqi të jashtëzakonshme për fëmijët e vegjël, për njerëz më probleme të stresit, astmës, që bëjnë kimioterapi. Një mbretëreshë rron deri në tre vjet se ushqehet me këtë qumësht mbretëror që ka enzima të fuqishme. Një cc qumësht blete kushton 500 lekë të reja”, tha bletërritësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024