Mungojnë ilaçet e diabetit, pacientët ankohen se prej 2 muajsh nuk po gjejnë ilaçet

20 Mars 2024 | 16:18

“Prej disa muajsh  tregu farmaceutik shqiptar po  përballet me mungesën e ilaçeve. Pacientët shpesh po sorrollaten nga një farmaci në tjetrën për të gjetur medikamentet që ju nevojiten por pa sukses. Shumica e medikamenteve që aktualisht mungojnë i përkasin trajtimit të sëmundjes së diabetit”.

Mungesa e insulinës humane biosinteti, dhe nocutilit, preparate këto të domosdoshme për personat e prekur nga diabeti, është ngritur si shqetësim edhe nga shoqata e pacientëve me diabet. ata kanë bërë publike disa prej ankesave të pacientëve të cilët nuk po gjejnë në farmaci ilacet.

Përballë kësaj situate farmacistët pohojnë jashtë kamerave që për këto preparate dhe jo vetëm ka mungesë tregu dhe nuk gjenden as në depot  farmaceutike.

Ata thonë se në mungesë janë edhe Amoksiklav apo Berlocid, barna që  përdoren për trajtimin e disa infeksioneve.

Po ashtu asnjë farmaci nuk disponon Augmentin, ventolinë pompë apo venotolinë me pika, preparate këto që kanë një përdorim të gjere në popullatë.

Farmacistët janë kameras thonë se cdo ditë përballem me irritimin e pacientëve që nuk arrijnë të gjejnë medikamentet për të vijuar trajtimine për sëmundje të ndryshme.

Edhe pse është ngritur disa here si shqetësim, Madopari, medikamenti kryesor në trajtimin e parkinsonit, është mungesë prej muajsh, sic edhe kuptohet nga ky komunikim i një prej farmacive në kryeqytet.

“Veç mungesës së meidkamente në tregun shqiptarë, pacientët po përballen dhe me rritje të cmimit të ilaceve i cili për disa preparate i ka tejkaluar 150% kjo rritje e cmimit të ilaçeve  sipas ekspertëve farmaceutik ka ardhur pas mbledhjes se zhvilluar në nëntor të vitit të shkuar nga komisioni për çmimin e barnave, i cili ka vendosur tarifat e reja me të cilat do të tregtohen medikamentete përgjatë vitit 2024.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026