Dita e lumturisë, raporti i kombeve të bashkuar, Shqipëria e parafundit në Europë

20 Mars 2024 | 16:27

Shqiptarët janë ndër popujt më të palumtur në Europë. Ky konstatim vjen nga raporti I kombeve të bashkuara, mbi indeksin e lumturisë të publikuar pikërisht në 20 mars, që është dhe Dita e Lumturisë  në botë.

Indeksi i lumturisë, mat perceptimin e qytetarëve lidhur me cilësinë e tyre të jetesës, që nga të ardhurat, problemet me korrupsionin, mbështetjen nga miqtë, bamirësinë, lirinë për të vendosur, sa jetë të shëndetshme bëjnë etj.

Shqipëria, ndonëse është përmirësuar në pozicion në raport me vetveten, duke u ngjitur në vendin e 87, nga i 91 që ishte një vit më parë, sërish mbetet ndër më të palumturat në Europë. Në renditjen e këtij viti, vendi ynë lë pas vetëm Turqinë, që është në pozicionin e 98. Vendi më i lumtur në rajon mbetet Kosova , e ndjekur nga Serbia , Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Raporti i Lumturisë , i cili është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 140 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Shqipëria e ka pikëzimin këtë vit në 5.304.

Pikët më të ulëta Shqipëria i merr në treguesin e perceptimit të korrupsionit, me vetëm 0.049 pikë, ku pyetja kryesore që u bëhet të anketuarve lidhet me përhapjen e korrupsionit në qeveri.

Vlerësim të dobët ka dhe bujaria me 0.138 pikë, që tregon që shqiptarët nuk e mbështesin dhe aq shumë njëri tjetrin. Renditja është më e lartë tek të ardhurat për frymë, mbështetja sociale pritshmëria për një jetë të shëndetshme, ndërkohë që shqiptarët mendojnë se nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje në jetë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026