Sylvinho me grup të plotë në Tiranë, braziliani punon për zgjedhjet drejt Euro2024
Sylvinho me grup të plotë dhe stërvitje maksimale në përgatitjet për sfidat e radhës në Itali dhe Suedi.
Qazim Laçi dhe Naser Aliji ishin lojtarët e fundit që plotësuan grupin prej 26 futbollistësh të thirrur për miqësoret ndaj Kilit në fundjavë dhe nordikëve në fillimin e javës së ardhshme.
Taktikë dhe ushtrime fizike për të pranishmit që duhet të jënë gati për zgjedhjet e brazilianit për 180’ e ardhshme. Konkurencë e lartë në cdo repart sidomos në vijën e parë ku stafi teknik duhet të zgjedhë mes kontributit të mëparshëm dhe formës aktuale.
Ngarkesa fizike e muajve të fundit ka dërguar Uzunin në palestër për një seancë rekuperimi ndërsa të tjerët kanë punuar në fushë për implementimin e kërkesave të Sylvinho’s. Braziliani ka si objektiv të shohë emra të rinj dhe Hoxha e Manaj janë dy objektivat kryesorë për grupin përfundimtar drejt Euro 2024.
Jo vetëm stërvitje me topin por edhe përkujdesje psikologjike e cila më shumë se kujtdo i duhet Brojës. Shtatlarti kuqezi që nuk po kalon ditët më të mira në Londër është një futbollist që Sylvinho po bën gjithcka ta humbasë. Për këtë ai ka ngarkuar Zabaleta’n që ta ndjekë personalisht në fushë dhe jo vetëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi