57 vite punë si këpucar, Kambo tregon benefitet e profesionit në zhdukje

20 Mars 2024 | 17:51

Në qytetin e Elbasanit vijon ende punën si këpucar Nedai Kambo. Sot 70 vjeç, ai tregon se si e zgjodhi këtë profesion, me të cilin siguron të ardhura për të jetuar prej disa dekadash.

“Unë fatmirësisht me punën time jam shumë i kënaqur, me klientët jam i kënaqur, punë ka. Jo s’ka punë, ka shumë por duhet të kesh mentalitetin e punës, po se pate asnjëlloj pune nuk i futesh dot”, tha Kambo.

“E ke nis që 13 vjeç? 13 vjeç kam shkuar në Kukës këpucar me porosi dhe rrobaqepës të dyja bashkë”, tha ai.

Pavarësisht moshës, Kambo preferon t’i kaloje ditët e tij i zënë me punë, punë e cila ka bërë që Nedai të plotësojë kërkesat e tij dhe të familjes.

“Zanati ska fund, unë nuk them që jam më i miri, por është një thënie e Fishtës ta citoj një çikë; ‘Puna e mjeshtrit aty ndanë, kur puna në dorë të tij nuk qan’, pra të më pëlqej mua jo klientit, se klienti mbase nuk merr vesh shumë ndërsa pse unë e di sesi duhet. Pra ka të mirat e veta. Unë kam mbajt shtëpinë, kam nxjer fëmijët me shkollë të tre, vetë tani jam në pension dhe jam i knaqur”, tha Kambo.

70 -vjeçari shpreh me shqetësim se këpucarë të mirëfilltë si ai në Elbasan janë të paktë, sepse të rinjtë nuk kanë interes për profesionet.

“Me vjen shumë sepse nevojë ka gjithë kohën për një shërbim, cilido qoftë këpucar, një rrobaqepës, berber, parukiere, janë të domosdoshëm. Pra ç’të keqe ka, se kta duan të tërë të parë, të tërë drejtor, duan të meren me punë që s’po i them unë. Koncepti i punës është shpërbërë nuk ekziston më.

Traditat janë shumë të rëndësishme, në asnjë vend të botës nuk i zhdukin traditat, këtu po i zhdukin”, përfundoi Kambo me nostalgji për të kaluarën, për zejet dhe për zakonet e vjetra elbasanase.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori amerikan në BE: Trump ‘ende i zhgënjyer’ me NATO-n për shkak të Iranit

Ambasadori i SHBA-së në BE, Andrew Pudzer, thotë se aleatët e NATO-s bënë një “gabim të madh” që nuk ndihmuan SHBA-në në luftën në Iran....
20:49 | 05/06/2026

Mehdi Malkaj apel qytetarëve nga protesta: Të qëndrojmë në këmbë dhe të reagojmë

Aktori i njohur shqiptar Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim me tone emocionale gjatë një proteste qytetare, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen...
20:29 | 05/06/2026

Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka hedhur poshtë protestat në rritje kundër një resorti luksoz të planifikuar si një fushatë të ngarkuar politikisht të...
18:04 | 05/06/2026