Thesare rreth bazilikatës së Ballshit/ Arkeologët bëjnë thirrje për gërmime

20 Mars 2024 | 18:57

Bazilikata e Ballshit që daton nga shekulli i gjashtë nuk është objekti i vetëm historik në zonë. Arkeologët dhe specialistët e turizmit thonë se përreth saj mund të gjenden dëshmi të reja me vlerë.

Bazilikata paleokristiane e qytetit te Ballshit, është një ndër sitet më të rëndësishme në zonën e Mallakastrës. Ajo daton që nga shekulli i VI, dhe interesi për të mësuar apo vizituar këtë objekt është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Specialistët e thonë se përreth bazilikatës, mund të ketë dëshmi historike, prandaj është e domsodoshme të gërmohet.

“Në radhë të parë na jep identitet neve si shqiptar. Ajo që shohim është e kufizuar por ne mendojmë që mund të jetë gjysma e qytetit të Ballshit. Janë zbuluar disa objekte, uroj që të vijojë puna. Këtu mendohet që është bërë edhe pagëzimi i princit Boris dhe për këtë kemi mjaft vizitorë, jo vetëm nga vendet përreth por dhe nga Bullgaria. Nëse do bëhen punime dhe gërmime të reja besoj që do të zbulojmë shumë gjëra të reja”- u shpreh specialisti i turizmit në bashkinë Mallakastër Kreshnik Heqimaj.

Ndërkohë, për arkeologun, Bashkim Vreka, ky monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, nuk ka marrë vëmendjen e duhur dhe është lënë tërësisht në harresë.

“Do ishte mirë që të trajtohej problemi edhe nga pikëpamja historike me çfarë kemi të bëjmë, por edhe nga pikëpamja arkeologjike duke gërmuar zonën përreth.  Tjetër gjë është edhe fakti se në zonë është objekti më i rëndësishëm jo vetëm se u kurorëzua Cari Bullgar por edhe për zbulimet që janë bërë këtu. Mund të restaurohet me mirë për të qenë i vizitueshëm. Nuk është shumë i promovuar por besoj se do rijetëzohen i rriten edhe vlerat turistike”- Bashkim Vrekaj arkeolog.

Në rrënojat e bazilikës janë gjetur një sërë kolonash, mbishkrimesh dhe një skulpturë e pasur dekorative. Sipas gojëdhënës prej saj trashëgohen edhe kodikët e artë që njihen tashmë si kodikët e Beratit, ndërsa epitafi i Gllavenicës i vitit 1373 është i ekspozuar në muzeun historik kombëtar, si pëlhura më e vjetër e ruajtur në vendin tonë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026