Klasifikimi Power Ranking pas garës së 2-të në Formula 1

20 Mars 2024 | 19:13

Max Verstappen la shenjën e tij edhe në garën e Arabisë Saudite duke fituar sërish vendin e 1’rë edhe në klasifikimin Power Ranking për garën e 2’të sezonit.

Fitorja e 9’të rradhazi dhe e 56’ta në karrierë krijon premisa të mira për titullin e 4’rt rradhazi.

I dyti në këtë klasifikim renditet Oliver Bearman që zëvendësoi Carlos Sainz në një debutim befasues që i impresionoi të gjithë në Jeddah. Djaloshi i rezistoi presionit të Lando Norris duke u renditur në vendin e 7 në zonën e pikëve.

Dy pilotë u vlerësuan me të njëjtën notë në vendin e 3’të. Charles Leclerc dhe Oscar Piastri, përkatësisht me Ferrari dhe Mercedes. Pavarësisht se humbi një pozicion në start në favor të Sergio Perez, piloti monegask ja doli ta mbyllte garën në podium. Australiani u gjend për një moment në krye në futjen e safety car në pistë dhe mgjs iu desh të duelonte gjatë me Lewis Hamilton, sërish ja doli të renditej në vendin e 4’rt.

Perez dhe Hulkenberg që pilotojnë një Red Bull dhe Haas janë dy pilotë të tjerë me të njëjtën notë në Arabinë Saudite. Meksikani parakaloi Leclerc në start dhe deri në fund nuk e diskutoi vendin e 2’të ndërsa gjermani mori pikën e 1’rë për skuderinë amerikane duke qënë një nga 4’ër pilotët që qëndruan në pistë gjatë safety car.

Shpresat e Aston Martin u mbështetën te Fernando Alonso pas aksidentit të Lance Stroll dhe spanjolli nuk zhgënjeu duke u renditur i 5’ti përpara George Russell. Power Ranking vazhdon me britanikun që mbeti disa sekonda pas spanjollit edhe në pistë.

Lando Norris dhe Alex Albon plotësojnë këtë klasifikim. Mgjs me ndryshime në strategji, Norris ja doli të ruante vendin e 8’të në pistë. Ndërsa tailandezi pas incidentit me Magnussen, vetëm për pak nuk u rendit në zonën e pikëve duke përfunduar në vendin e 11’të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024