Pas Tiranës, Ndihmës Sekretari Robinson viziton Kosovën, takim me Osmanin

21 Mars 2024 | 09:40

Ditën e sotme, ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Sundim të Ligjit, Todd Robinson, pas Shqipërisë, ka vizituar Kosovën, ku pritet të takohet ditën e sotme me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi me Osmanin pritet të zhvillohet rreth orës 10:00, ndërkohë siç Departamenti Amerikan i Shtetit, Robinson do të takohet edhe me dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Todd do të jetë për vizitë dyditore në Kosovë nga sot deri më 22 mars.

Zyrtari i DASH mbërriti dje në Kosovë, ku u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar.

Kujtojmë se edhe ndihmësadministratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin E. McKee në fillim të marsit ishte për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës zyrtare ajo takoi vetëm Presidenten Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026