“Heshtja është pazar”- Alibeaj: Parlamenti të nxjerrë produktin e ‘Zgjedhores’

21 Mars 2024 | 10:39

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se Parlamenti duhet të nxjerrë ditën e sotme në rendin e ditës produktin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Komentet Alibeaj i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se sot, si dita e fundit e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Parlamenti nuk duhet të heshtë.

Ai tha gjithashtu se PD ka propozuar në Komision lista të hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votim dhe numërim elektronik dhe votën e diasporës.

Alibeaj në përfundim tha se heshtja nga palët (PS dhe Rithemelimi) për këtë çështje, është Pazar.

“Duhet të jetë një Parlament me normalitet real. Anormaliteti vijon teksa Parlamenti sot hesht kur është dita e fundit e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ky Parlament duhet të nxjerrë sot në rendin e ditës produktin e Komisionit, që është projektligji i propozuar nga PD disa muaj më parë.

Ne kemi propozuar listat e hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, votim dhe numërim elektronik, votën e diasporës, etj. Sot të marim pak kurajo dhe të votojmë, edhe kundër.

Të pranojmë që nuk duam listat e hapura, që kanë frikë nga vota e diasporës. Të pranojnë që do i dhurojnë Ramës 6 mandate në tavolinë dhe ta lënë të fitojë edhe 2025.

Heshtja është Pazar në kurriz të shqiptarëve, për të mbrojtur listat e mbyllura. Kanë një frikë, frikën nga drejtësia. Deputetë që kanë frikë ndaj qytetarëve. Njofto që është depozituar projektligji nga PD dhe fute në procedurë, e lëria njerëzve pastaj të gjykojnë”, tha Alibeaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026