Kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO rrëzon kërkesën e kreut të Dhomës së Avokatisë Korçë

17 Mars 2024 | 14:09

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtësve ligjor të kreut të Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena për ndryshim mase sigurie.

Lena ka masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike.

Lena ra në pranga pasi sipas SPAK, në këmbim të pesë mijë eurove, premtoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj shtetasit Bledar Koçizi, i cili ishte arrestuar për trafikim të emigrantëve.

Sipas akuzës, për të mos e mbajtur në burg këtë shtetas, janë premtuar një pagesë prej 5 mijë euro dhe personat e përfshirë në krim kanë bashkëpunuar për të ndikuar te gjykata dhe prokurorët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026