Kush negocioi që Spartak Ngjela të bashkohet me Bashën? Flet Kreshnik Spahiu

21 Mars 2024 | 22:43

Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now” në Euronews Albania, foli në lidhje me situatën e krijuar në PD, dhe aleancat e reja të Lulzim Bashës.

Sipas tij Ngjela është bërë krah me Bashën me qëllim që të dalë deputet. Mes tjerash ai shtoi se nuk do të ketë zgjedhje të  parakohshme pasi nuk i interesojnë as Berishës dhe as Bashës.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk i interesojnë as Berishës dhe as Bashës. E para Berisha do të dalë më i humbur dhe do të ketë pozitën më të vështirën pas zgjedhjeve. Nga ana tjetër Basha është i paorganizuar dhe po përpiqet të mbledhë nga të gjitha anët që të krijojë një lloj ideje koalicioni. Llogaritë e Ramës janë se kush do i fitojë zgjedhjet në katër vitet e ardhshme dhe si e projekton  ai copëzimin e opozitës me qëllim që të jetë sa më pak i dëmtuar.

Rivaliteti i Bashës, Berishës apo Ramës me tre liderët e rinj politikë. Të gjithë kanë rivalitetin brenda vetes. Këta kanë problemin mes vetes. Ngjela ka kapur hallin e Lulzim Bashës që ka nevojë për aleatë dhe Ngjela mund të imponohet që të jetë i pari në listë të deputetëve të këtij koalicioni në një qytet”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026