Plagosja e 36 vjeçarit në Durrës, gazetarja: Konflikti nisi 1 ditë më parë (Emrat)

22 Mars 2024 | 13:52

Një 36-vjeçar nga Shijaku është plagosur me armë zjarri në këmbë mesditën e kësaj të premteje pranë subjektit tregtar në Xhafzotaj të Durrësit.

Arbër Hoxha, ka plagosur në këmbë shtetasin Enidor Dedja, punonjës i subjektit tregtar që shet aksesor automjesh. 30-vjeçari ka qëlluar me breshëri plumbash të cilat nuk kanë prekur vetëm 36-vjeçarin, por edhe një autobusë të parkuar në anë të rrugës.

Policia dyshon se kanë qenë dy armë të përdorura në shkëmbimin e zjarrit, por ende nuk është e qartë nëse ka pasur përdorim armësh nga të dyja anët.

Gazetarje e Euronews Albania, Kloida Gjuzi tha në një lidhje direkte se konflikti e ka pasur gjenezën më herët.

Sipas saj autori i dyshuar të ngjarjes ka pasur një konflikt mbrëmjen e djeshme me një nga vëllezërit Domi, ndërsa theksoi se nuk ka pasur dëshmitarë të tjerë veç atyre që janë shoqëruar në polici.

“Nuk ka pasur dëshmitar okular përveç atyre që janë të shoqëruar që janë dy vëllezërit Domi, pronar të subjektit tregtar dhe më pas do të merret në pyetje edhe i përfshiri kryesor, i plagosur. I plagosuri mendohet se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me konfliktin, pasi ai është vetëm punonjës i subjektit dhe ka pasur komunikimin e parë me aturotin. Sipas burimeve jo zyrtare, i dyshuari ka pasur probleme me ligjin edhe më herët”,-tha Kloida Gjuzi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026