Nis vaksinimi masiv në sheshin “Skënderbej”, synohen 1 mijë vaksinime në ditë me kinezen ‘Sinovac’
Nga sot nis vaksinimi masiv, fillimisht në qytetin e Tiranës, ndërsa më pas në disa qytete të Shqipërisë. Në sheshin ‘Skënderbej’ janë ngritur disa çadra që pritet që të shërbejnë si vende vaksinimi. Vaksinimi do të vijojë sipas planit kombëtar të vaksinimit, duke filluar me grupmoshën mbi 85 vjeç dhe mbi 80 vjeç, duke vijuar më pas me grupmoshën mbi 75 vjeç dhe mbi 70 vjeç, të cilat do të kryhen në qendrat e vaksinimit. Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar 64,075 persona, ku përfshihen të moshuarit, arsimtarët dhe personeli mjekësor.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raportoi nga sheshi ‘Skënderbej’ se të moshuar mbi 75 vjeç janë grumbulluar duke u regjistruar dhe nga momenti në moment pritet të nisë procesi i vaksinimit.
“Aktualisht janë 10 pika vaksinimi, ku sipas objektivave të bëra me dije nga qeveria pritet të vaksinohet 800-1000 mijë persona në ditë. Personeli mjekësor po ndihmohet nga ushtria për mbarëvajtjen e procesit. Nga informacionet bëhet me dije se vaksinimi do të kryhet me vaksinat kineze, 190 mijë dozat e të cilave mbërritën 2 ditë më parë në vendin tonë”, raportoi gazetari i Euronews Albania.
Lexoni gjithashtu:
Rama: Brenda majit gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar, në verë nuk do të kemi kufizime
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat