Çfarë dihet nga sulmi me 140 të vrarë në Moskë, arrestimet e FSB dhe reagimi i ISIS

23 Mars 2024 | 16:11

Ka shkuar mbi 140 të vdekur bilanci i viktimave të sulmit me armë automatike ndaj publikut në një sallë koncertesh në veri-perëndim të Moskës, i ndodhur pasditen e së premtes.

Sulmi, i marrë përsipër nga Shteti Islamik, është më i rëndi që ndodh në Rusi që prej pengmarrjes në një shkolle në Beslan në vitin 2004.

Agresorët, të veshur me rroba kamuflazhi, hapën zjarr ndaj të pranishmëve pak përpara se grupi rok i epokës para sovjetike, “Picnic”, të performonte në sallën me 6.200 vende në Krokus City Hall.

Pamje të publikuara tregojnë njerëz që ngrihen nga sediljet e tyre dhe vrapojnë drejt daljeve, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna dhe klithma.

Gjithashtu, terroristët përdorën edhe bomba molotov dhe shumë shpejt, godina u përfshi nga flakët.

Autoritetet ruse, që nisën një hetim mbi ngjarjen duke e klasifikuar atë si sulm terrorist, druhen se bilanci i viktimave mund të jetë më i rëndë.

Ato kanë saktësuar se krahas të vdekurve janë edhe rreth 145 të plagosur, nga të cilët 40 janë në gjendje kritike në spital.

Presidenti Vladimir Putin është informuar mbi episodin e rëndë nga krerët e shërbimeve të sigurisë, përfshirë nga Aleksander Bortnikov, shef i Shërbimit Federal të Sigurisë, bëri të ditur Kremlini në një komunikatë.

Shteti Islamik, grupi militant që dikur synonte të merrte nën kontroll territoret e Sirisë dhe Irakut, mori përsipër përgjegjësinë e sulmit përmes një njoftimi në rrjetin “Telegram”.

Rrjeti terrorist njoftoi se luftëtarët e tij, pasi kishin vrarë dhe plagosur qindra persona, ishin kthyer në bazat e tyre të sigurta.

Ndërkohë, në një reagim, një zyrtar amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara kishin informacion për aktivitete të Shtetit Islamik dhe e kishin informuar Moskën për rrezikun.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026