“Gjunjëzimi” përballë Kilit, reagon trajneri Silvinjo

23 Mars 2024 | 16:36

Në përballjen e luajtur në stadiumin “Ennio Tardini” të Italisë,  kombëtarja shqiptare nuk arriti t’ja dilte përballë amerikano-latinëve të Kilit, të cilët arritën të shënonin 3 gola gjatë ndeshjes.

Në një reagim pas ndeshjes trajneri Silvinjo u ndal dhe te ana pozitive e sfidës së humbur, që ishin rastet e shumta që kishte Shqipëria pë rtë shënuar gol.

Silvinjo shtoi se përballë kundështarëve të këtij niveli, është mjaft mirë patja e disa rasteve të rrezikshme, por shtoi se ato duhet të finalizohen me gol.

“Sa u përket rasteve për shënim, ndoshta nuk kishte shumë goditje në portë, por ne kishim rastet tona për të realizuar. Kishim një rast mjaft të mirë me Asanin, pastaj kishim një gabim të mbrojtësit të Kilit që për pak nuk u shfrytëzua nga ana jonë kur Bajrami pasoi për Manajn ku nuk arritëm të shënonim. Pastaj kemi pasur edhe një rast me Mucollin. Pra, kemi pasur rreth 6-7 raste shumë të mira për gol dhe nuk janë pak kundër një rivali kaq të vështirë sa Kili. Ne po flasim për finalet e një Europiani, ku kemi rivalë shumë të fortë, dhe sikur të kesh 2-3 raste ndaj kundërshtarëve të këtij niveli është goxha mirë e jo më 6-7 raste të tilla, që gjithsesi, nuk mund të humben.

Sa u përket lojtarëve që erdhën për herë të parë, i kam parë shumë të karikuar. Kanë bërë shumë mirë me klubet e tyre dhe janë në formë të mirë. Kemi një Europian të bukur përpara, por sigurisht para është ndeshja me Suedinë dhe mendojmë për këtë, më pas fokusohemi tek Europiani”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026