Eksperti i sigurisë: Serbia largohet përfundimisht nga Europa

26 Mars 2024 | 11:21

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia është duke u tërhequr tërësisht nga fryma demokratike perëndimore dhe është duke rikthyer neutralitetin ushtarak, ekonomik dhe politik në raport me BE dhe NATO.

Sipas tij, kjo u bë e qartë edhe nga vetë presidenti Vuçiç në një fjalim të mbajtur në 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Beograd, ku ai tha se “do të mbetemi neutralë sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë”.

“Kjo është bërë edhe në manifestimin e mbajtur në Prokupje të Serbisë në 25-vjetorin e bombardimeve, ku vetë Vuçiç ndër të tjera theksoi se ne do të mbetemi neutralë sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë dhe fryma jonë shpirtërore do të mbetet aty ku ka qenë para bombardimeve. Kjo narrativë provon faktin se Serbia nuk do të tërhiqet nga tendenca e saj për të destibilizuar rajonin,  por vazhdimisht do të kërkojë në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, sepse në këta evropianë tashmë ka filluar ta humbasë peshën e saj, me vetë faktin që tashmë Kosova është propozuar për Këshillin e Evropës. Dhe, kjo po tregon se politika destruktive e Beogradit ka vetëm një mbështetje dhe ajo është Rusia”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026