Berat/ Zjarr në një magazinë druri në lagjen “Uznovë”

26 Mars 2024 | 20:26

Një zjarr i papritur ka rënë pasditen e sotme në një magazinë druri në lagjen “Uznovë”. Në momentin e rënies së zjarrit, brenda në magazinë dhe përreth saj nuk ka pasur asnjë njeri. Zjarri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë zjarrfikës, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit. Zjarri është përhapur me shpejtësi brenda magazinës për shkak të lëndës drusore që ndodhej brenda saj por për fikjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij përreth magazinës, zjarrfikësit u ndihmuan edhe nga reshjet e shiut që vijojnë prej 30-minutash.

Si pasojë e zjarrit, nuk ka pasur të lënduar por dëme të mëdha materiale, dëme që ende nuk mund të përllogariten. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026