“Vuçiç ka mësuar nga Millosheviç”- Janjiç: S’përsërit gabimet! Ç’do ndodhë në Serbi
Analisti serb, Dushan Janjiç, është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka marrë mësime nga qeverisja e Sllobodan Millosheviçit dhe nuk është i prirur të përsërisë gabimet e tij.
Komentet Janjiç i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se Vuçiçit do i duhet të zgjedhë nëse do të vijojë të ruajë pushtetin, apo të bëjë kompromis për zgjedhje të lira, gjë që sipas tij do të sillte edhe rotacionin.
Ai tha gjithashtu se në Serbi mund të kemi në vijim edhe një çoroditje të jetës politike.
“Në muajt e ardhshëm, Serbia, por edhe Kosova do të jenë të fokusuara te këto zgjedhje. Por situata nuk është optimiste për Vuçiç. Ai do të vijojë me neglizhencën ndaj nevojës për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe kjo do të jetë një lloj përgjigje ndaj PE. Nga ana tjetër do të kemi lëvizjet e opozitës që mund të mbushë sërish rrugët dhe të bojkotojë zgjedhjet.
Në javët e ardhshme, Vuçiçit do i duhet të vendosë se çfarë është e rëndësishme për të, të ruajë pushtetin apo të bëjë kompromise. Kompromiset janë respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë. Nëse ai e merr vendimin në favor të zgjedhjeve të lira, atëherë kjo do të jetë diçka pozitive dhe do të kemi tranzicionin e pushtetit nga partia e Vuçiç te opozita.
Ky do të ishte hapi i parë. Në skenarin më të keq, në fund të vitit, nëse zgjedhjet shkojnë mirë, mund të kemi një krizë institucionale apo edhe një çoroditje të jetës politike të Serbisë. Vuçiç ishte i ri dhe aktiv politikisht vite më parë, ai ka marrë mësime nga qeverisja e Millosheviç dhe nuk është i prirur t’i përsërisë gabimet”, tha Janjiç.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta