Kryesimi i listave për kandidat në tre qarqe, Monika Kryemadhi: Për të krijuar frymë në ato zona
Kandidimin si të parën në listë për t’u bërë deputete në tre qarqe, Monika Kryemadhi e cilëson si përgjegjësi prej postit si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kryetarja e LSI-së është listuar e para në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Mirëpo në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, ajo e komentoi me ironi se “kjo mundësi iu dha nga Edi Rama me ndryshimet e parregullta të Kodit Zgjedhor”.
Kryemadhi tha se kishte vendosur të kryesonte listat e tre prej qarqeve më të mëdha për t’i dhënë “frymë, shans dhe mundësi” të rinjve dhe sidomos grave të këtyre zonave.
E pyetur se mandat e cilit qark do të mbante pas zgjedhjeve nëse rezultatet do të jenë të kënaqshme, Kryemadhi tha se kjo do të varej se kush do të përfitonte nga heqja dorë e mandatit në atë qark.
“Në fakt [për të hequr dorë nga mandati] do të jetë ai qark që do t’i krijojë mundësinë një gruaje apo një të riju për të hyrë në parlament,” – u shpreh Kryemadhi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat