Hezbollahu sulmon me raketa veriun e Izraelit

27 Mars 2024 | 15:12

Rreth 30 raketa u lëshuan nga Libani drejt veriut të Izraelit mëngjesin e 27 marsit, tha ushtria izraelite.

Grupi militant, Hezbollah, mori përsipër lëshimin e raketave dhe tha se ky veprim ishte në përgjigje të një sulmi ajror izraelit gjatë natës ndaj një qendër mjekësore, të lidhur me këtë grup, në jug të Libanit, kur u vranë shtatë anëtarë të Hezbollahut.

Grupi militant libanez, Hezbollah, nisi sulmet raketore drejt Izraelit një ditë pasi nisi lufta midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë më 7 tetor.

Që atëherë, Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore, kryesisht në zonën përgjatë kufirit Liban-Izrael, përderisa ndërmjetësit ndërkombëtarë po tentojnë të parandalojnë një luftë në shkallë të plotë mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Sulmet me raketa të Hezbollahut u kryen në qytetin verior izraelit të Kirjat Shmona dhe ndaj një baze ushtarake që ndodhen në këtë qytet.

Ekipet e shpëtimit në Izrael thanë se një 25-vjeçar u vra nga sulmet e Hezbollahut, ndërkaq një person është plagosur.

Që kur ka shpërthyer dhuna mes Hezbollahut dhe Izraelit, nga luftimet janë vrarë nëntë civilë dhe 11 ushtarë në Izrael. Ndërkaq, pothuajse 240 luftëtarë të Hezbollahut dhe afër 40 civilë janë vrarë në Liban.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026