‘Koha për integrimin e Ballkanit’- Kancelari Scholz: Është krijuar një moment i ri

27 Mars 2024 | 16:26

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se është krijuar një moment i ri për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në konferencën e dhënë për mediat me kryeministrin slloven Robert Golob, kancelari gjerman u shpreh se në 20 vitet e fundit nuk është bërë përparimi i duhur me Ballkanin Perëndimor.

“Më shumë se 20 vite më parë në Selanik, shteteve të Ballkanit Perëndimor iu ofrua anëtarësimi në Bashkimin Europian, por nuk pati shumë përparim. Prandaj është e rëndësishme të kuptojmë që tani është krijuar një moment i ri dhe të arrijmë përparim në çështjet e shumta që dalin”, tha Scholz.

Kancelari vlerësoi se hapja e negociatave me Bosnje-Hercegovinën është një zhvillim pozitiv që jep sinjale të qarta për vëmendjen që Europa i kushton Ballkanin. Nga ana tjetër ai theksoi se kushdo që shpreson për anëtarësim në BE duhet të jetë i vetëdijshëm se është jo një vendim gjeopolitik, por një proces që shoqërohet me reforma.

Scholz tha se Gjermania është duke asistuar të gjitha vendet e Ballkanit, por dhe Ukrainën dhe Gjeorgjinë për të realizuar reformat e duhura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026