“Zgjodha misionin kundër Serbisë, mbrojta Kosovën”-pilotja shqiptaro-amerikane

28 Mars 2024 | 10:03

Faruza Kallaba është një personazh shumë domethënës dhe një emër jo pak i njohur në historinë e Kosovës. Pilotja shqiptaro-amerikane, gjatë bombardimeve ndaj Serbisë pati një rol  domethënës.

Ajo është femra e parë, e cila gjatë intervenimit 78 ditësh të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, me aeroplanin e saj, furnizonte aeroplanët bombardues, në fluturim.

Edhe sot pas rreth 25 vitesh ajo krenohet që  ka kryer këtë mision të vështirë, sepse, sikurse thotë ajo, po ndihmonte dhe mbronte atdheun dhe popullin e babait të saj.

Ndryshe, Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, me 3 nëntor 1956 nga babai shqiptar, Haki Kallaba me prejardhje nga Kamenica, dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz.

Këtë të enjte ishte e ftuar në emisionin  “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se ishte vendimi i saj për të marrë pjesë në këtë mision.

Më tej ajo nënvizoi se asokohe nuk ndaloi në Kosovë, por që e ka vizituar pas çlirimit të saj.

“Ishte vendimi im sepse ndonjëherë ti mund ta zgjedhësh nëse shkon ose jo, por isha e para në listë dhe ishte e rëndësishme që të shkoja.  Nuk kam ndaluar në tokën e Kosovës, kam qenë gjithmonë larg, por më pas kam ardhur në Kosovë për ta vizituar. Puna ime ishte që të rimbushja avionët që të ishin gati për të vepruar”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026