Akademikët e mbledhur në Beograd kërkojnë shkrirjen e NATO-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vazhdon që ruajë misterin e deklaratës së bërë dy ditë më parë, ku tha se gjatë 48-orëve të fundit ka marrë lajme të këqija për Serbinë dhe rajonin. Vuçiç tha se do të flasë për këto zhvillime gjatë 48-orëve të ardhshme.
“Kam parë çdo deklaratë dhe nuk mund të komentoj. Por do të flas brenda 48 orëve”, u shpreh ai duke nënvizuar se Serbinë e presin edhe më shumë ditë të vështira.
Kjo vjen në një kohë kur në Beograd u përmbyll ajo që u konsiderua një konferencë me mbi 100 akademikë nga bota, të cilët bashkë me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë firmosën një deklaratë të rrezikshme.
Në dokument kërkohet shpërbërja e plotë e NATO-s, largimi i të gjitha bazave amerikane nga Europa, bashkë me armët bërthamore, një linjë kjo e ngjashme me atë të Rusisë.
“Bota është në buzë të një humnerë”, lexohet në deklaratë, që në fakt është një tjetër mjet i propagandës ruso-serbe.
Ndërkohë, Beogradi ka pranuar edhe njëherë dështimin për mbajtjen e seancës në këshillin e sigurimit të OKB-së për bombardimet e NATO-s në Jugosllavi që ndaluan spastrimin etnik serb në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut