Eksperti: 5000 euro për ushtarët që do sulmojnë Kosovën, ku po trajnohen serbët
Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku dha detaje nga parlajmërimi i Policisë së Kosovës për mundësinë e sulmeve të reja në Veri.
Elezi tha se Serbia ka ngritur dy baza për trajnimin e atyre që do të kryejnë sulme në Kosovë. Sipas tij këto baza janë rreth 20 km nga kufiri me Kosovën, dhe personat që po trajnohen janë kundrejt pagesave nga 1500 deri në 5 000 euro në muaj.
Ai shtoi se ky informacion është ndarë tashmë dhe me agjencitë e huaja, pasi Serbia po tenton të përsërisë një “Banjskë” të dytë.
“Në fakt ju kujtohet që ne kemi ndarë informacionet që janë dy baza të ndryshme, afër kufirit me Kosovën, diku rreth 20 km larg, ku ka informacione të besuara se qytetarë serbë janë rekrutuar dhe po trajnohen për të organizuar sulme në Kosovë. Madje trajnimet për sulme po i bëjnë kundrejt një pagese të mirë që është nga 1500 deri në 5000 euro që varet nga pozitat që ata kanë. Këto informacione tani i ka përpumuar dhe policia e Kosovës dhe Ii ka biseduar me shërbim sekrete në Kosovë dhe shërbimet sekrete partnere. Informacioni i Policisë së Kosovës ka bazë burimesh të mirëfillta dhe tregon për një përballje të llojit të Banjskës në veri”, tha Elezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme