Mjeku i njohur: Çfarë është dhimbja fantazmë, më e çuditshmja që kam studiuar

30 Mars 2024 | 18:26

Apostol Vaso, mjeku që është i specializuar në trajtimin e dhimbjeve kronike, shpreh habinë e tij në momentin që nisi të studiojë diçka të veçantë: Dhimbjen fantom, ose siç njihet ndryshe dhimbja fantazmë.

Mjeku tregon për “Real People”, se një pacient me këtë dhimbje, jo vetem ka ndjesinë e pranisë së një gjymtyre që i mungon, por ndjen edhe dhimbje në atë pjesë të trupit që nuk e ka.

Mjeku tha se senacioni fanton që krijohet nga këmba e prerë është një haluçinacion. Ky sensacion sipas tij ikën në momentin që pacienti vendos protezë dhe i duket sikur e ka këmbën e tij.

“Dhimbja më e çuditshmja që kam studiuar dhe jam marrë është dhimbja fantomë ose siç quhet ndryshe dhimbja e këmbës së prerë. Quhet dhimbja fantazmë pasi dhemb këma që mungon. Këmba e munduar ndihet sikur është dhe ajo e munguara dhëmb tek gishtat. Kjo është dhimbja më e çuditshme dhe kjo është sfida sot e mjekësisë.

Në rastet e kancerit të kockave, dhimbja vazhdonte njësoj dhe kur hiqej këmba. Më tepër i sëmuri invalidizohet nga dhimbja se sa nga mungesa e këmbës. Kur ne flasim për sensacionin fantom, i sëmuri e shikon këmbën që nuk e ka por e ndien sikur e ka. Ndjesia e prekjes, temperaturës dhe kruarjes është tek ajo këmba që nuk e ka. Nuk është sikur, është aty. Interasantja është kur pacienti thotë ndiej këmbën që nuk e kam. Është haluçinacion në këndvështrimin tim, madje ka artikuj që e konsiderojnë si haluçinacion”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026