Rrëfimi i mësueses që lindi me një dorë: Te burri isha e kufizuar, amaneti i babait
Mësuese Lindita Hoxha nga Fieri, e cila ka lindur me një problem në dorën e djathtë, por megjithatë kjo nuk e ka penguar që të jetojë jetën si gjithë të tjerët, dhe duke qenë e lumtur.
Për emisionin “Real People” me Flor Gjini, në Euronews Albania, ajo tregoi për ëndrrat e saj, dhe sfidat deri të cilat i realizoi.
Shkolla e lartë ishte dëshira më e madhe e saj, por dhe amaneti që babai i Lindita Hoxhës i la vjehrrit të kësaj të fundit.
Lindita, sot nënë e dy fëmijëve u shpreh se dëshironte që i ati që e mbështeti në çdo vendim të sajin të ishte gjallë.
“U fejova para vdekjes së babait, erdha në familjen e burrit. Pati një tërheqje në kuptimin që iu përkushtova familjes, më pas u mora sërish më shoqërinë civile. Ishte e domosdoshme që ne të merreshim me këtë. Ëndrra ime ka qenë mjekësia, më pëlqente t’u vija në ndihmë njerëzve. Kur u martova e kisha të vështirë të vazhdoja mjekësinë.
Te babai kisha lirinë ndërsa te burri isha më pak e kufizuar. Por babai i kishte lenë një amanet vjehrrit tim, duke i thënë se nuse e do me shkollë të lartë. Dhe u realizua. Kemi hasur vështirësi te punësimi. Fati solli në jetën time një njeri të mirë që ne ia kemi kaluar mirë, pavarësisht problemeve të ndryshme që mund të kemi pasur. Nuk ishte e lehtë. Do doja që im atë të jetonte më shumë. Do dëshiroja që babai im të më shihte mësuese. Jam nënë e dy fëmijëve”- u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
Rritet konsumi i alkoolit dhe drogave gjatë verës, mjekët: Kujdes nga kombinimet e rrezikshme
FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit
- 20:45 Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet
- 20:36 Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
- 20:21 Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
- 20:14 Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
- 20:13 Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës