Paralajmërimi i Mediut: NATO në moment të vështirë. Ja pse Shqipëria duhet të…

31 Mars 2024 | 11:51

Në prag të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në  NATO, Partia Demokratike, organizoi para pak ditësh një takim, për të kujtuar  prillin e vitit  2009, ditën kur Shqipëria u bë zyrtarisht pjesë e e Organizatës e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Përpjekjet për të plotësuar kriteret politike për këtë anëtarësim  dhe reformimi i ushtrisë, që vinte ende nga një mentalitet komunist, u përkujtuan nga protagonistët e kohës, ish-ministrat Besnik Mustafaj, Fatmir Mediu  e Genc Pollo dhe deputetët demokratë, të cilët e vunë sërish theksin te rëndësia e këtij anëtarësimi që e rreshtoi Shqipërinë krah vendeve perëndimore.

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha në një intervistë për Euronews Albania se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO një nga momentet më të rëndësishme historike pas pavarësisë.

Sipas Mediut, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ndodhet në një momente të vështirë ndaj vendet anëtare, përfshirë Shqipërinë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.

“Momenti më i vështirë që po kalon NATO është tani. Rrugëtimi drejt NATO ka qenë i përqendruar në vazhdimësinë e reformave në forcat e armatosura, krijimin e kapaciteteve që kërkonte NATO. Vizita e presidentit Bush në Tiranë në qershor të 2007 shënoi praktikisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Nëse ka një gjë që i dha vlerë këtij procesi janë padyshim FA, dhe duhet ta them me plot gojë që jam mirënjohës që kam punuar me burra dhe gra me uniformë. Ka nevojë shumë të madhe financimi dhe buxhetimi për ta bërë një Forcë të Armatosur efikase. Në 2008 e bëmë buxhetin e mbrojtjes 2,22 për qind. Me kushtet ku është FA ka nevojë për shumë më tepër, duke parë sfidat që ka përpara”, tha Mediu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026