Kirurgu estetik: Pacientja erdhi me burrin, më fshehu tatuazhin e ish-partnerit

1 Prill 2024 | 10:30

Kirurgu estetik Panajot Papa ka rrëfyer disa prej rasteve kur pacientët që shkojnë në klinikën e tij gënjejnë lidhur me ndërhyrjet që kanë bërë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Papa rrëfeu një rast kur një paciente që shkoi me bashkëshortin, kishte bërë një tatuazh me emrin e ish-të dashurit dhe e kishte mbuluar me diçka tjetër.

Kur shkoi të fshinte tatuazhin, ai e kishte pyetur nëse kishte tatuazh tjetër poshtë dhe ajo i ishte përgjigjur negativisht, në mënyrë që të mos e kuptonte partneri aktual.

“Normalisht neve na bën më shumë efekt kur njerëzit thonë ‘ke bërë diçka?’ Jo thonë. Kur njerëzit bëjnë kirurgji plastike, te mjeku nuk duhet të gënjejnë. Jashtë mund të gënjejnë po të duan.

Mjeku duhet të kuptojë patjetër nëse pacienti ka bërë diçka më parë, për arsye se nëse do japi rezultatin e duhur apo jo. Doktori duhet ta dallojë, por edhe ta pyesë pacienten.

Kemi raste ekstreme pastaj, që pacientja kishte bërë tatuazh emrin e ish-të dashurit dhe nga lart e kishte mbuluar me diçka tjetër. Kishte ardhur me bashkëshortin aktual për të hequr tatuazhin. E pyesja pasi pashë ngjyrat, a ke bërë tatuazh tjetër, jo thoshte ajo se ishte me partnerin. Krijohen këto keqkutpime”, tha Papa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024