Burri bën tatuazh shqiponjën, çifti italian braktis vendlindjen për Durrësin

16 Janar 2024 | 16:28

Dikur në vitet 90’ ishin shqiptarët ata që mezi prisnin të kalonin detin për të jetuar në Itali, ndërsa 3 dekada më pas, janë italianët që gjithmonë e më shumë po kërkojnë të jetojnë në Shqipëri. Të fundit që kanë ndërrmarë këtë nismë janë një çift Italian, të cilët janë dashuruar me Durrësin.

“Sinqerisht do të dëshiroja që pleqërinë time ta kaloja në Shqipëri. E them me gjithë zemër. Kam bërë edhe një tatuazh. Këtë vend e kam shumë në zemër”, tha Francesco Mango, shtetas italian.

Shqipëria prej kohësh tashmë është konsideruar si “parajsa” e italianëve dhe në këtë parajsë kanë mbërritur së fundmi Francesco Mango dhe bashkëshortja e tij Viola Valentino.

Vendi i shqiponjave ka qenë një dashuri me shikim të parë për Francesco-n, që më pas bindi edhe bashkëshorten këngëtare që të shpërnguleshin nga Italia, për t’u vendosur në zonën e plazhit.

“Jam shumë i lidhur me Durrësin, sepse nëna ime erdhi të punonte këtu në ’97-ën, me ndihmat humanitare me ushtrinë. Në Shqipëri për herë të parë erdha në vitin 2005. Ishte dashuri me shikim të parë dhe më pas vazhdova të vij rregullisht. Ndihem shumë mirë. Këtë vend e kam shumë në zemër. Edhe miqve të mi që e dinë që jam këtu, ju flas gjithmonë dhe tani duan edhe ata të vijnë. Jam i bindur që shumë prej tyre do vijnë në pranverë për ta vizituar”, tha Francesco Mango, shtetas italian.

Por sa e vështirë ishte të braktisje vendlindjen dhe si e pritën miqtë e tyre këtë vendim?

“Ishte shumë e vështirë dhe miqtë tanë e pritën me opinione pro dhe kundër. Ka midis tyre që nuk do ta linin asnjëherë Italinë. Ka të tjerë që gjithmonë janë në lëvizje. Unë jam e lirë. Nëse gjatë këtij udhëtimi në botë gjen një vend mikpritës, ku njerëzit janë të mirë, janë pozitivë, ndihesh akoma më mirë. Ndërton një strehë nga e para. Kjo është ajo që po bëjmë unë dhe bashkëshorti im”, tha Viola Valentino, shtetase italiane.

Me profesion këngëtare, Viola rrëfen se kjo përzgjedhje nuk e penalizon aspak as nga karriera e saj artistike, që do të vijojë njësoj si në Itali.

“Aktivitetin tim si këngëtare do ta vazhdoj njësoj si në Itali. Koncerte, televizione nëpër botë, takime me shumë njerëz që më duan. Do të përpiqem të bëj më të mirën. Do të ofroj krijime të ndryshme, që tërheqin vëmendjen, për të më njohur dhe vlerësuar akoma më shumë”, tha Viola Valentino, shtetase italiane.

Por ky nuk është rasti i vetëm.

Numri i shtetasve nga Italia që jetojnë në Durrës ka njohur një rritje të konsiderueshme përgjatë viteve të fundit dhe “pikë të forta” për këtë janë klima, deti, njerëzit, por edhe mikpritja shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026