280 vizita| Virozat zenë vendin e parë, shtrimet në Spitalin e Durrësit, të ulëta
Në Urgjencën e Spitalit të Durrësit fluksi i emergjencave është i lartë.
Mesatarisht në 24 orë, 280 persona paraqiten për të kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilave virozat zënë vendin e parë.
“Normalisht, me uljen e temperaturave u ndje njëfarë rritje e numrit të rasteve që paraqiten në Urgjencën e spitalit të Durrësit. Aktualisht kemi mesatarisht 270-280 vizita 24-orëshe. Është një rritje me 20-30% krahasuar me muajt disi më të ngrohtë”, tha mjeku i Urgjencës, Bernard Qama.
“Pak a shumë, numri i rasteve që vijnë me viroza stinore është diku tek 50-60 ndoshta dhe më tepër në varësi të ditëve”, shtoi ai.
Lajmi i mirë është se numri i personave që kërkojnë shtrim spitalor nuk është i lartë.
“Janë një numër i vogël rastesh, kryesisht pacientë që janë me sëmundje kronike, pasi normalisht u komplikohen sëmundjet ekzistuese”, tha Qama.
Problem mbetet anashkalimi i vizitës te mjeku i familjes, që sipas mjekut duhet të jetë kontakti i parë i çdo pacienti.
“Problematika kryesore qëndron, që shumica e njerëzve prezantohen direkt në Urgjencë, pra që anashkalojnë mjekun e familjes, që është një hallkë kryesore për pacientët, por dhe për ne. Normalisht ne na ul fluksin e punës, por dhe për ta, që të marrin një shërbim disi më të shpejtë, sepse kuptohet që kur fluksi është kaq i lartë bëhet pak më e vështirë edhe puna e mjekut të Urgjencës”, tha Qama.
“Që nga Rrogozhina, Kavaja, Shijaku, Ishmi, rrethinat e Durrësit, të gjithë përplasen në Urgjencën e Durrësit”, shtoi ai.
Me qëllim ruajtjen, mjeku apelon shmangien e daljeve herët në mëngjes a vonë në mbrëmje për moshën e tretë, si dhe shmangien e qëndrimit në ambiente të mbyllura sidomos për të vegjlit.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)