Shqiptarët duan diploma/ Fondi Europian: 82% e të rinjve synojnë universitetet

1 Prill 2024 | 15:53

Arsimi i lartë është në objektivat e 82% të të rinjve shqiptarë.

Anketa e Fondit Europian të Trajnimeve pjesë e Bashkimit Europian, ka nxjerr në pah se adoleshentët në përballje me pritshmëritw e familjarëve të tyre synojnë arsimin më të lartë të mundshëm nga bachelor deri tek doktoratura.

Të dhënat e anketës vënë në dukje  se 8.9% e të rinjve si në Shqipëri dhe në rajon duan të përfundojnë arsimin e mesëm dhe 6.5% nuk e kanë të qartë se si do ta vijojnë karrierën mësimore.

Nga adoleshentët shqiptare që duan arsimin e lartë, 11.4% e tyre duan vetëm studimet bachelor, 34,1% studimet master dhe 27.3 % duan edhe doktoraturwn.

Synimet për nivelet e arsimit të lartë të te rinjve shqiptare janë të ngjashme me rajonin përveçse në Rumani ku vetëm 5,5% e të rinjve synojnë doktoraturën.

Analiza e Fondit Europian të Trajnimeve tregon se këto pritshmëri janë shumë problematike pasi nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht nevojat e tregut të punës apo të aftësive.

Si në Shqipëri dhe rajon të rinjtë synojnë të mbi-kualifikohen në profesione elementare që nuk kërkojnë arsim të lartë të tilla si bujqësia, pylltaria, peshkimi dhe zejtaria. Profesionet elementare pëlqehen nga 60 % e të rinjve të cilët gjithashtu duan të kenë një nivel të lartë shkollimi edhe pse nuk është nevojshme.

Fondi Europian i Trajnimeve vë në dukje se shkollat në Rajon duhet të zhvillojnë në kurrikulat mësimore që të ndihmojnë nxënësit të kuptojnë marrëdhënien ndërmjet niveleve të arsimit, profesioneve dhe perspektivat e punës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026