Daçiç: Serbia në rrezik, se perëndimi kërkon Kosovën në organizma ndërkombëtar

1 Prill 2024 | 16:50

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, shprehet se Serbia është në rrezik të menjëhershëm, sepse siç tha ai është nën presion të madh nga vendet perëndimore, të cilat, sipas tij “gradualisht duan ta fusin Kosovën në organizatat ndërkombëtare”.

Në një intervistë për TV Pink ai ka komentuar edhe paralajmërimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti rreth përgatitjes së padisë ndaj Serbisë për krime lufte.

Sipas tij, “Kurti nuk është kompetent të flasë për këtë, sepse në atë kohë ishte në burg”.

Pak ditë më parë, shefi i ekzekutivit kosovar bëri me dije se janë duke u përgatitur për ta akuzuar Serbinë për krime lufte.

Ndërkaq, duke iu referuar temës së anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Daçiç theksoi se “disa vende janë shumë të padrejta ndaj Serbisë dhe harrojnë se ajo ka qenë gjithmonë një partner besnik”.

“Na u kërkua nga Greqia të themi se ne mbështesim integritetin territorial, këtë e kemi bërë gjithmonë dhe ata thonë se Kosova mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës, turp për ta, njerëzit duhet të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare dhe të kujdesemi për popullin tonë”, shtoi Ministri i jashtëm serb.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026