Aksident në Shkodër, 36-vjeçarja përplas me makinë të moshuarin

2 Prill 2024 | 09:50

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Shkodër rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”. 36-vjeçarja me inicialet B.M., ka përplasur me makinë një të moshuar.

Bëhet e ditur se E. K., 82  vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga 36-vjeçarja, është shoqëruar menjëherë për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”, automjeti me drejtuese shtetasen B. M., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, ka aksidentuar shtetasin E. K., 82  vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi E. K. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026