Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, në makinë me të 2 vajza, njëra e lidhur me Shehun

2 Prill 2024 | 11:47

Euronews Albania mëson detaje të reja mbi ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e së dielën tek rrethi i Shkozës.

15-vjeçari i arrestuar një ditë më parë nga blut e Tiranës para grupit hetimor ka pranuar se ka qëlluar 18-vjeçarin, Aurelio Dervishi.

Në makinë me viktimën kanë qenë dy vajza dhe dy djemë të tjerë. 16-vjeçarja ka dëshmuar se ishte e lidhur me 20-vjeçarin Frensis Shehu.

Sipas saj ajo ndodhej në automjet për shkak të miqësisë që kishte. Në momentin që 4 të rinjtë kanë parë se në Audin ndodhej 16-vjeçarja kanë bërë me shenjë të ndalojnë.

Pasi kanë ndaluar atumojetet ka nisur konflikti fizik mes tyre. Para grupit hetimor të gjithë janë shprehur se nuk kanë pasur konflikt të mëparshëm. Dy 16-vjeçarët dhe 20-vjeçari kanë deklaruar se nuk kanë përdorur thikë.

4 të arrestuarit akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, ndërsa ditën e nesërme pritet të dalin para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026