Vaksinimi masiv, të moshuarit mbi 75 vjeç marrin dozën e parë të “Sinovac”

28 Mars 2021 | 16:20

Sheshi “Skënderbej” ishte i mbushur mëngjesin e kësaj të diele me të moshuar që të vendosur në radhë, prisnin të bënin vaksinën anti-covid “Sinovac”.

Për pjesën më të madhe të tyre, fillimi i vaksinimit masiv është një lajm i shumëpritur dhe nuk kanë hezituar për ta marrë dozën e parë, edhe pse shume prej tyre shprehen se e kanë kaluar një herë virusin.

Sakaq, Mirela Cami, drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor gjatë një prononcimi për mediet shpjegoi se si do të kryhet procesi i vaksinimit masiv, duke nisur që nga njoftimi nga mjeku i familjes e deri të marrja e dozës.

“Në qendrat shëndetësore po vaksinohen grup-moshat plus 80. Të gjithë mjekët e familjes janë në komunikim me të moshuarit dhe të moshuarit kanë kontaktuar mjekun e familjes dhe nëse janë në këtë grup-moshë njoftohen në fasha orare, për të ardhur në sheshin Skënderbeu. Ka një orë të caktuar, mjekët e familjes i kanë njoftuar të gjithë pacientët për fashën orare. Vaksinimi do të vijojë deri në orën 17:00.  E njëjta gjë do të funksionojë edhe në rrethe”, Mirela Cami, drejtuese e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor

Vaksinimi masiv i moshave mbi 75 vjeç do të do të vijojë sipas planit kombëtar, në të gjithë vendin në qendrat e vaksinimit në çdo qytet dhe për moshat mbi 85 vjeç në qendrat shëndetësore të çdo njësie.

Aktualisht në Shqipëri janë vaksinuar 64,075 dhe në përdorim janë 4 lloje vaksinash, “Pfizer”, “Astra Zeneca”, “Sputnik” dhe “Sinovac”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026