15-vite, ish-diplomatët celebrojnë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

2 Prill 2024 | 15:54

Figura të rëndësishme të diplomacisë, politikës dhe zyrtar të lartë të SHBA-së u bënë bashkë për të celebruar 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

15-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO bëri bashkë personalitete të politikës, diplomacisë historisë  dhe zyrtarë të lartë të SHBA-së, të cilët sollën kujtimet e tyre mbi këtë ngjarje historike për vendin tonë.

Ndërkohë Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes u shpreh se për të arritur deri në anëtarësim në aleancën euroatlantike  u kryen disa reforma duke bashkëpunuar me SHBA-në.

“Shqipëria de facto u bë anëtare e NATO-s kur erdhi Presidenti Bush në Tiranë, i cili jo vetëm nga pikëpamja protokollare që ne arritëm kulmin e marrëdhënieve me SHBA-në, por nga ana tjetër mendoj se dha dy mesazhe substanciale, Shqipëria në NATO dhe padyshim pavarësia e Kosovës”- tha Mediu.

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, rrëfeu një episod të vitit 1998 që konfirmon se marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n kanë qenë të ngushta shumë vite para anëtarësimit.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n u bënë shumë të ngushta, sa në atë kohë për herë të parë qeveria shqiptare kërkoi një mbledhje urgjente të këshillit të NATO-s në mars ’98. Dhe kjo mbledhje u zhvillua vetëm me kërkesë të qeverisë shqiptare, në raport me kërcënimet që i bëheshin rajonit”-tha ai.

Konferenca për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO u përshëndet edhe nga figura të rëndësishme të diplomacisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026