Komisioni i Sterilizimit: Bllokohet informacioni nga institucionet
Deputetët e maxhorancës dhe Rithemelimit u përplasën në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, në një mbledhje që zgjati më shumë se 2 orë. Opozita akuzoi se PS po zvarrit qëllimisht punën, ndërsa deputetët e majtë refuzuan të miratojnë listën e kërkesave për informacion që do t’i dërgohen insitucioneve.
Komisioni Hetimor për Sterilizmin dhe Check-upin u shoqërua me debate të shumta, ku për më shumë se dy orë, deputetët e majtë dhe të djathtë hodhën akuza, të cilat thuajse nxorën nga konteksti arsyen e mbledhjes. Debatin e parë e nxiti nje deklaratë për konfliktin e interesit, që deputetët e Rithemelimit insistuan të firmoset nga kolegët e mazhorancës, e këta të fundit e refuzuan.
Debatet proceduriale vazhduan më tej me kërkesa për hetim dhe prova, derisa në fund u miratua një komision me 4 ekspertë që do të ndihmojnë punën e Komisionit Hetimor për 2 Koncesionet në Shëndetësi.
Vetëm me votat e opozitës, Vokshi nuk ia doli të miratonte listën e gjatë me kërkesat për informacion drejtuar 12 institucioneve. Në këtë kushte mbylli mbledhjen, për ta vazhduar sërish të mërkurën pas mesdite.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)