Eksperti: Kanë shitur veshkën për të ardhur në Korçë si klandestinë
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani tha në emisionin Now në Euronews Albania se aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë tregoi problematikën e madhe që ekziston me emigrantët e paligjshëm.
Sipas tij, këta njerëz që ikin të dëshpëruar nga zona lufte apo diktatura kanë shitur organet e tyre për të siguruar paratë që do ua japin trafikantëve për të mbërritur në vende të BE.
“Ky fenomen është një problematikë e jashtëzakonshme që doli sot pa dashje me këtë aksident tragjik. Problemi i madh është, përveç dhimbjes së madhe, po të shkojmë sot të shohim dramën e Lindjes së mesme, po të shkojnë sot t’i kontrollojnë ata emigrantët e shkretë janë me një veshkë se një e kanë shitur për të ardhur këtu. Janë njerëz që arratisen nga bombardimet, nga diktaturat, ata janë të gjithë me më pak organe në trup dhe kjo e bën problematikën më të madhe se kemi të bëjmë me grupe trafikimi. Problemi më i madh është se ky është një hall i madh që do vijë duke u rritur, duke parë situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, veçanërisht tani kur pritet të zmadhohet përplasja Izrael-Hamas, bombardimet në Damsak nga Izraeli, Irani do hakmerret. Zgjerimi i konfliktit duhet të bëjë që të merren masa urgjente se nuk vijnë vetëm hallexhinj, por edhe kontigjente që mund të na destabilizojnë gjeopolitikisht”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan