Gazetarja: 60-vjeçari ishte fqinj me vajzën që abuzonte seksualisht
Një e mitur ka denoncuar në polici se një 60-vjeçar e ka abuzuar seksualisht prej 3 muajsh. Fillimisht ajo i ka treguar nënës se saj, ndërsa më pas janë drejtuar në polici.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës. Vajza 16 vjeçe në kohën kur ishte 15 vjeçe pretendon se para 3 muajsh 60-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të përmes dhunës.
Sipas ekspertizës mjekoligjore rezulton se vajza është abuzuar seksualisht.
Gazetarja Aida Topalli tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se 60-vjeçari ishte fqinj me vajzën që abuzonte seksualisht.
“Vijmë nga një zonë e thellë ku kultura e denoncimit është shumë e ulët, dhe ky 60-vjeçar me shumë mundësi duhet të ketë abuzuar edhe herë të tjerë seksualisht. 60-vjeçari ka qenë fqinjë me familjen e vajzës së mitur që ka abuzuar seksualisht. Zakonisht pedofilët prenë e tyre e kanë në rrethin e parë. Në rastin konkret familjet njiheshin me njëra-tjetrën dhe besueshmëria ka qenë edhe më e lartë”, tha Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh