15 vite burg për 60-vjeçarin që abuzoi me minorenen në Tiranë? Avokati jep detajet…

4 Prill 2024 | 08:30

Avokati Gylsen Zhllima është shprehur se 60-vjeçari i cili dyshohet se abuzoi seksualisht me minorenen në Tiranë, rrezikon nga 5-15 vite burg, nëse vërtetohet fajësia e tij.

Komentet Zhllima i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në rastet e abuzimit me të mitur, nuk është e nevojshme të jetë përdorur dhunë, për t’u akuzuar për përdhunim, pasi mjafton kryerja e aktit seksual që të të kapë ligji.

Ai tha gjithashtu se në rastet kur abuzimi me të mitur është kryer në grup, ose kur autori është përsëritës i veprës penale, atëherë sipas tij, ai rrezikon një dënim më të lartë që shkon në maksimumin e tij deri në 35-vite.

“Në këto raste ne themi prezumim i pafajësisë, derisa të provohet fajësia me vendim të formës së prerë. E dyta, ligji jonë parashikon në nenin 101 nga mosha 14-18 vjeç personat viktima të veprës penale që bien pre e këtyre abuzimeve, ligji i dënon.

Nga pikëpamja penale ligjvënësi ka dashur të thotë që nga mosha 14-18 vjeç viktima e veprës penale me marrëveshje, pa marrëveshje, me pëlqim, pa pëlqim, është viktimë e veprës penale. Fjalia që themi kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë me persona 14-18-vjeç, nuk do të thotë që viktima duhet të jetë rrahur ose dhunuar.

Cenimi i integritetit duke të urdhëruar unë ty të vish te mua, është cënim i integritetit. Parashikimi ligjor për rastin konkret është nga 5-15 vite burg. Por në paragrafin e dytë kemi rrethana rënduese ndaj autorit. Mund të mos ketë qenë i vetëm, por në bashkëpunim. Mund të jetë përsëritës i veprës penale. Pasojat që ka shkaktuar te viktima, etj”, tha Zhllima.

LEXONI GJITHASHTU:

“Më futi në një banesë dhe abuzoi”- Denoncimi i të miturës për 60-vjeçarin në Tiranë

Gazetarja: 60-vjeçari ishte fqinj me vajzën që abuzonte seksualisht

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026