Amnistia| Alibeaj: Nuk u ‘hapet barku’ për të dënuarit, sakrifikojnë drejtësinë

4 Prill 2024 | 10:47

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se projektligji për amnistinë penale që pritet të votohet ditën e sotme në Kuvend, është një pazar mes PS dhe Rithemelimit, që sipas tij, përmban brenda imoralitetin më të madh politik.

Alibeaj tha gjatë fjalës në Kuvend se askujt brenda Parlamentit nuk i ‘hapet barku’ për të dënuarit, por sipas tij, duan ta votojnë amnistinë për të ulur dënimet e zyrtarëve të korruptuar.

Ai tha se ditën e sotme në Kuvend PS dhe Rithemelimi do të jepnin votën për të ulur me 1.5 vite dënimin e burrave dhe 2 vite të grave të dënuara nga drejtësia e re, nga GJKKO përmes hetimeve të SPAK.

“Ky akt përmban brenda amoralitetin më të madh politik. E di që fundi i mandatit është i tillë, që bën që të lërë mënjanë gjithçka nga morali, vetëm për të ruajtur karriget e tyre. Unë e kuptoj se asnjë në këtë sallë që bëhet gati sot për të votuar amnistinë, nuk i hapet barku për të dënuarit.

I sakrifikuari i madh sot është drejtësia, me amnistinë që po bëheni gati ta votoni në heshtje. Janë 4 amendamente që duhet të analizoheshin. Sot do jepet vota për t’i ulur dënimin 1,5 vite burrave dhe 2 vite grave që janë dënuar nga drejtësia e re, nga GJKKO, nga hetimet e SPAK. Ky është testi i parë i hidhur i kësaj marrëveshjeje”, tha Alibeaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026