U dënua me burg përjetë për vrasje, Ervin Shahini do ekstradohet nga Koreja e Jugut

4 Prill 2024 | 13:43

50-vjeçar Ervin Shahini pritet të ekstradohet të premten nga Koreja e Jugut drejt Shqipërisë.

Shahini u arrestua në Korenë e Jugut më 26 janar të këtij viti me kërkesë të shtetit shqiptar, pasi në vitin 1995 ka vrarë një taksist me qëllim për ta grabitur dhe ka plagosur 4 të tjerë në Tiranë.

Ngjarja atë kohë ndodhi në Rrugën e Kavajës dhe 50-vjeçari arriti të arratisej nga Shqipëria në vitin 1997, duke përfituar edhe nga trazirat e kohës, pasi u dënua me burgim të përjetshëm.

Që nga ajo kohë, mësohet se ai kishte përdorur një emër tjetër për t’u identifikuar.

Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë kryer në bashkëpunim” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026