Raporti vjetor i SPAK, zbulohet sa persona janë mbajtur nën përgjim
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, prezantoi përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë këtë të enjte, një përmbledhje të Raportit Vjetor për vitin 2023, lidhur me ecurinë e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në raportin e SPAK bëhet me dije se gjatë vitit 2023 janë mbajtur nën përgjim telefonat e 3335 personave.
Pjesa më e madhe e personave të përgjuar rezultojnë të jenë personat të dyshuar si pjesëmarrës në grupe kriminale.
Në bazë shifrash, telefonat e 1899 personave janë përgjuar për hetime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërkohë që 1436 persona janë përgjuar për korrupsion.
PJESË NGA RAPORTI I SPAK:
Po kështu duhet cilësuar se ka pasur një rritje të aplikimit të metodave të hetimit proaktiv, në rastin e përgjimeve telefonike, por është rritur gjithashtu edhe aplikimi i metodave të posaçme te hetimit si: vëzhgime, kontrolle, simulime, sekuestro i provave materiale, letërporosi, agjentë të infiltruar etj.
- Gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për 186 procedime penale ku janë interceptuar 3335 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim), ku vërehet rritje krahasuar me vitin 2022.
- Në vitin 2023, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 109 procedime penale ku janë interceptuar 1436 pajisje fundore, nga 69 procedime penale dhe interceptuar 1023 pajisje fundore, të aplikuara ne vitin 2022.
-
- Ndërkohë për çështjet penale të hetuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë përdorur metoda të posaçme hetimore në 77 procedime penale, ku janë interceptuar 1899 pajisje fundore, nga 53 procedime penale janë interceptuar 1154 pajisje fundore, të aplikuara në vitin 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dumani: Duhet riparë kufiri monetar i korrupsionit që heton SPAK
- “Jepini kohë SPAK”, Dumani: Treguam se jemi të aftë të përballemi me këdo
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet