PSG shkon në finale të Kupës në Francë, Mbappe vulos kualifikimin

4 Prill 2024 | 14:34

Trofeu i kupës së Francës do të shkojë për një mes PSG-së dhe Lionit, dy ekipet të cilat ndeshen me njëra-tjetrën në finale. Një rivalitet i madh mes tyre, me qëllimin e vetëm fitimin e trofeut. Parizienët janë skuadra e dytë e kualifikuar pas fitores në gjysmëfinale mbrëmjen e së mërkurës ndaj Rennes. Të besuarit e Luis Enrique e patën jo të lehte të siguronin biletën, me përballjen që regjistroi vetëm një gol.

Mbappe ishte heroi i kryeqytetasve, me yllin francez i cili në minutan e 37’ kishte shansin ideal për të zhbllokuar rezultatin me anë të një penalltie, por goditja e tij u ndal nga portieri Mandanda, i cili ishte dhe lojtari më i vlerësuar në kampin mik. 3 minuta më pas do të ishte dhe një herë tjetër Mbappe, i cili mori topin në zotërim e iu drejtua portës kundërshtare, e në pozicion diagonal nga e majta, gjuajti duke e ndalur topin në rrjetë.

Fraksioni i dytë prodhoi disa raste shënimi, por pa ndryshuar më tej rezultatin, me gjysmëfinalen që u mbyll me fitoren minimale të parizienëve. Në finale i pret Lioni i cili më herët fitoi në shifrat 3-0 ndaj Valenciennes. Në 5 përballjet e fundit mes tyre, PSG ka fituar 3, Lioni 1 dhe 1 ndeshje është mbyllur në barazim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026