Avokati: Alda Klosi nuk u lirua nga amnistia, por sepse i mbaroi dënimi i përcaktuar
Avoktati Redi Ramaj ishte mëngjesin e kësaj të premteje në “Good Morning Albanians” për të folur për amnistinë penale, e cila u miratua në seancën e ditës së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë me 116 vota pro dhe 1 kundër.
I pyetur nëse Alda Klosi ka përfituar nga amnistia penale, Ramaj tha se ajo është liruar për shkak se dënimi i parë “ shpërdorim detyre” ka përfunduar, ndërsa shtoi se për dënimin për “pastrim parash”, Klosi nuk përfiton, pasi kjo vepër penale nuk është e përfshirë në amnisti.
“Për rastin e zonjës Klosi, ditën e djeshme ajo ka mbaruar një dënim që i është caktuar për shpërdorim detyre. Fakti që disa vepra penale si fshehja e pasurisë nuk është përfshirë si nen, kjo do të thotë se zonja Klosi për këtë pjesën e dytë nuk përfiton. Duke qenë se dënimi i parë ka mbaruar, në varësi të veprës penale ajo nuk përfiton nga amnistia”,-tha avokati Ramaj.
Klosi u dënua nga gjykata me 2 vjet e 6 muaj, ku pas gjykimit të shkurtuar i duhej të kalonte në institucionin e vuajtjes së dënimit 20 muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West