Avokati: Asnjë protestues nuk përfiton nga amnistia, “djalli fshihet në procedurë”
Avokati Artan Murrizi i cili është edhe avokati që përfaqëson protestuesit e opozitës, tha në deklaratën për mediat ku u shfaq së bashku me Enkelejd Alibeajn se asnjë nga protestuesit nuk përfiton nga amnistia penale.
Sipas tij në amnistinë e miratuar ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë me 116 vota, pro, është luajtur me paragrafët. ndërsa ka theksuar se vepra penale për të cilën akuzohet protestuesit nuk është e përfshirë në amnisti.
“Mund të konfirmoj se asnjë prej tyre nuk përfiton nga amnistia e djeshme. djalli fshihet në procedurë, është për rastin tonë. Ajo që është kaluar dje , është luajtur me paragrafët e neneve për të cilët janë akuzuar protestuesit. Protestuesit, të gjithë pa përjashtim janë akuzuar për “kundërshtim i punonjësve të policisë” i parashikuar nga neni 236 në paragrafin e dytë.
Ndërkohë amendamenti që u miratua ditën e djeshme, teksualisht thotë “ paragrafi i parë i nenit 236” unë kam disa vendime si dhe statistika, për të gjitha protestat dhe akuza në ngarkim të tyre tashmë me vendimin përfundimtar të shkallës së parë janë deklaruar fajtorë, është “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, tha avokati i cili lexoi edhe shembuj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West