Lituania do ta furnizojë Ukrainën me dronë sulmues

5 Prill 2024 | 17:11

Lituania tha se do ta furnizojë Ukrainën me rreth 3.000 dronë luftues, të cilët janë bërë kyç në luftën e Kievit kundër pushtimit rus. Po ashtu, Lituania tha më 5 prill se do të ndihmojë në ngritjen e tri qendrave për rikuperimin e ushtarëve ukrainas.

“Në një të ardhme të afërt, Lituania do të blejë rreth 3.000 dronë FPV – të prodhimit lituanez – për Ukrainën, në vlerë prej 2 milionë eurosh”, tha kryeministrja Ingrida Simonyte, gjatë një konference të përbashkët për media me homologun e saj ukrainas, Denys Shmygal.

Dërgesat e para të dronëve mund të bëhen gjatë këtij viti, tha Simonyte.

Lituania e ka furnizuar me ndihmë Ukrainën në vlerë prej mbi 1 milion eurosh që kur Moska nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Ky shtet po ashtu ka kontribuar në krijimin e qendrave për rikuperimin e ushtarëve në Lviv, Dnipro dhe Zhitomir të Ukrainës.

Simonyte po ashtu i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të nisë bisedimet e anëtarësimit të Kievit në bllok “sa më shpejt” dhe insistoi se Ukraina duhet t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026